Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَتَطْمَعُونَ أَنْ يُؤْمِنُوا لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلَامَ اللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِنْ بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
A shpresoni ju se për hir tuajin Hebrenjt do të bëhen besimtarë, kur disa prej tyre, i dëgjonin fjalët e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetëdije i pështjellonin (ato fjalë). (75)
A shpresoni se ata
(ehlul kitab-ët)do t’ju besojnë… -
Nëpërmjet këtij ajeti, besimtarët njoftohen se është e kotë të shpresojnë që ehlul kitab-ët (të krishterët dhe çifutët) do të udhëzohen në rrugën e drejtë. Nuk ka shpresë që ata të besojnë, sepse vetë sjellja e tyre, që e tregon një gjë të tillë, e bën thuajse të pamundur udhëzimin dhe besimin e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar e shpjegon këtë dhe thotë:…kur dihet se një grup i tyre e dëgjoi Fjalën e Allahut dhe, pasi e kishin kuptuar, e shtrembëroi atë?! Ata e dinin mirë
(krimin që bënin).” - Kjo pra, ishte sjellja e tyre. Ata i tjetërsonin dhe i shtrembëronin fjalët e Allahut, pasi i kishin kuptuar shumë mirë në fillim, dhe këtë e bënin me vetëdije. Fjalëve të Allahut të Lartësuar, ata u mvishnin kuptime që Ai kurrë nuk i kishte dashur. Pastaj, këto mendime të gabuara, ua përcillnin të tjerëve si të sakta dhe të vërteta prej Zotit të Madhëruar. Ata, pa të drejtë, i bënin njerëzit që të besonin se këto mësime ishin vërtet prej Zotit. Atëherë, nëse ata silleshin kështu kundrejt librit të tyre, të cilin e mbajnë si të shenjtë, si mund të prisni që ata t’ju besojnë juve dhe librit tuaj, në mënyrë të drejtë dhe të saktë, pa e tjetërsuar atë?! Pa dyshim, kjo është gjëja e fundit që mund të pranohet apo që mund të mendohet. Më pas, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e munafikëve nga radhët e ehlul kitab-ëve në marrëdhëniet e tyre me besimtarët, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë