Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ قَالُوا أَتُحَدِّثُونَهُمْ بِمَا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَاجُّوكُمْ بِهِ عِنْدَ رَبِّكُمْ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ
Kur të takohen me besimtarët ata thonë: “Na besojmë, e kur ngelin vetëm njëri me tjetrin – thonë: “A do t’u tregoni atyre, atë që ua ka shpallë Perëndia (në Tevrat), për ta përdorë atë si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni ju? (76)
Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. -
Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër.Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u tregoni atyre
(muslimanëve)për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj, kundër jush?!” -
Domethënë, ata qortonin njëri-tjetrin, duke thënë: A po u deklaroni atyre se edhe ju besoni në vërtetësinë e fesë së tyre? A e dini që kjo mund të shfrytëzohet prej tyre si argument kundër jush?! A e dini që ata do të thonë për ne: “Ata e pranuan se rruga jonë dhe besimi ynë është i vërtetë dhe i saktë, ndërsa rruga dhe feja e tyre është e kotë”. Dhe, sigurisht, këtë do ta përdorin si argument kundër jush para Allahut, Zotit tuaj.A nuk e kuptoni?! -
Kuptimi: “A nuk po mendoheni pak dhe të hiqni dorë prej atij veprimi, të cilin ata do ta përdorin si argument kundër jush?” Këto janë fjalë që ata ua thonin njëri-tjetrit me qortim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë