Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 7

خَتَمَ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَعَلَىٰ سَمْعِهِمْ ۖ وَعَلَىٰ أَبْصَارِهِمْ غِشَاوَةٌ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 7 ٧

Perëndia ua ka vulosur atyre zemrat dhe veshët dhe në sy kanë perde, dhe ata i pret denimi i madh. (7)

Tefsiri

Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre –

Pra, ua ka vulosur ato në mënyrë të atillë, që në ato zemra të mos hyjë kurrë besimi. Ata, pas këtij bllokimi, nuk e kuptojnë më atë gjë që u bën dobi dhe nuk mund të dëgjojnë diçka që atyre do t’u vlente.

dhe në shikimet e tyre ka perde … -

Allahu u ka vendosur perde, që i ndalon ata të shohin atë çka u vlen dhe u bën dobi. Pa dyshim, këto të trija (zemra, të dëgjuarit dhe shikimi) janë rrugët e dijes dhe rrugët e marrjes së informacionit. Kjo do të thotë që rrugët e dijes dhe të mirësisë qëndrojnë të mbyllura para këtyre njerëzve. Nuk ka më shpresë që ata të besojnë, madje asnjë e mirë nuk mund të shpresohet prej tyre. Sidoqoftë, duhet të jemi të sigurt se këto rrugë të përfitimit, domethënë rrugët e marrjes së njohurive dhe të mirësive, qëndrojnë të mbyllura para tyre veç për një shkak, i cili është i thjeshtë dhe i kuptueshëm: mohimi, refuzimi dhe kryeneçësia që ata tregojnë ndaj së vërtetës, pasi janë sqaruar plotësisht rreth saj. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Kjo nënkupton ndëshkimin e përshpejtuar, të cilin ata do ta ‘shijojnë’ dhe do ta përjetojnë që në këtë dynja. Ndërsa rreth ndëshkimit të rezervuar për ta Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar thotë:

Ata do të kenë dënim të madh. -

Ndëshkimi i madh, i përmendur këtu, është pikërisht ndëshkimi që do të përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të vuajnë edhe zemërimin e të Pamposhturit dhe Krenarit (Allahut). Ky ndëshkim do të jetë i përjetshëm dhe i pandërprerë. Më tej, Allahu i Madhëruar na jep edhe një përshkrim të munafikëve (hipokritëve), të cilët, në dukje, shfaqin Islamin, por në shpirt janë të gatuar me mosbesim:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë