Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 86)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 86

أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالْآخِرَةِ ۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ 86 ٨٦

Këta janë ata, të cilët jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi as nuk do të ndihmohen. (86)

Tefsiri

Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër. -

Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri-tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë:

…Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen. -

Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t'i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë