Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِنْ بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ ۖ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ ۗ أَفَكُلَّمَا جَاءَكُمْ رَسُولٌ بِمَا لَا تَهْوَىٰ أَنْفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًا تَقْتُلُونَ
Me të vërtetë, Na ia dhamë Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij dërguam profetët njërin pas tjetrit, e Isait, të birit të Merjemes ia dhamë argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellte atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kaperdiseshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë. (87)
Ne i dhamë Musait Librin,
(Teuratin) … - Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin.…dhe pas tij dërguam profetë të tjerë. -
Vargu i profetëve vazhdoi edhe pas Musait (a.s.).Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta -
Derisa u dërgoi Profetin e fundit nga mesi i tyre, Isain (a.s.), të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të pamohueshme, të cilat çdokush duhet t'i besonte. Madje, i Lavdëruari e përforcoi atë edhe me Rûĥul Kudus-in, Shpirtin e Shenjtë, siç thotë Ai:…dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë. -
Disa shpjegues të Kur’ânit janë të mendimit se Rûĥul Kudus-i ishte meleku Xhibril. Disa janë të mendimit se Ruhul Kudusështë besimi i fortë që Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve, nëpërmjet të cilit ata bëhen të pathyeshëm. Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të mëdha, ata përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre:Sa herë që ndonjë i dërguar
(i Zotit)ju sillte diçka
(ligje e porosi)që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë! Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.
Kuptimi: Kur ju erdhën profetët, ju i dhatë përparësi dëshirave tuaja. Ishin pikërisht dëshirat tuaja të pakontrolluara që ju bënë kryeneçë ndaj imanit. Ato ju shtynë t'i mohonit të dërguarit e Allahut, madje më keq, disa edhe t'i vrisnit. Shkaku ka qenë i njëjtë: parapëlqimi i dëshirave të veta kundrejt udhëzimit të Allahut, zgjedhja e kënaqësive të kësaj jete të shkurtër përkundër jetës së amshuar në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë