Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 89)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 89

وَلَمَّا جَاءَهُمْ كِتَابٌ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُصَدِّقٌ لِمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا مِنْ قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَاءَهُمْ مَا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِ ۚ فَلَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْكَافِرِينَ 89 ٨٩

Kur atyre u erdhi Libri (Kur’ani nga ana e Perëndisë (të cilin e prisnin), e i cili vërtetoi atë që patën ata, - e qysh përpara luteshin për ndihmë kundër paganëve – dhe kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, e mohuan atë; dhe prandaj mallkimi i Perëndisë qoftë mbi mohuesit! - (89)

Tefsiri

Atyre u erdhi Libri

(Kur'ani)

prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij

(Muhamedit)

ndihmën

(e Allahut)

kundër jobesimtarëve. -

Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre. Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, - e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, - ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:

Por, kur u erdhi ai

(Muhammedi)

që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! -

Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë