Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بِئْسَمَا اشْتَرَوْا بِهِ أَنْفُسَهُمْ أَنْ يَكْفُرُوا بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ بَغْيًا أَنْ يُنَزِّلَ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ ۖ فَبَاءُوا بِغَضَبٍ عَلَىٰ غَضَبٍ ۚ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ مُهِينٌ
Keq e shitën veten ata, që nga zilia nuk besuan në atë që ua shpalli Perëndia. Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka dasht Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues. (90)
Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues. -
Ata merituan tmerrin pas zemërimit, sepse në jetën tjetër ndëshkimi i tyre do të jetë i dhimbshëm e poshtërues. Ata do të flaken në mes të Zjarrit të ndezur fort, duke humbur përgjithmonë mundësinë për të qenë pranë Krijuesit të tyre. Sa i keq do të jetë përfundimi i tyre! Sa e ulët ishte ‘tregtia’ e tyre! Ata, në vend që të besonin Allahun, librat e Tij dhe profetët e Tij, zgjodhën mohimin e Tij dhe mohimin e librave e të profetëve të Tij. Meqenëse të gjitha këto i bënë duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm e duke e njohur mirë të vërtetën, ata e merituan ndëshkimin që i pret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë