Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 92

وَلَقَدْ جَاءَكُمْ مُوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِنْ بَعْدِهِ وَأَنْتُمْ ظَالِمُونَ 92 ٩٢

Me të vërtetë, Musai ju zbriti me mrekulli të mëdha, por gjatë mungesës së tij, ju viçin e adhuruat si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj (me këtë sjellje). (92)

Tefsiri

Juve ju erdhi Musai me argumente të qarta… -

Kuptimi: Musai (a.s.) u dërgua si profet ndër ju dhe solli argumente shumë të qarta dhe të sigurta të së vërtetës, por megjithatë:

…por pas (largimit të) tij, ju adhuruat viçin,… -

Por edhe pas këtyre argumenteve, ju bëtë gjynahun e madh. A konsiderohet kjo si shenjë besimi nga ana juaj? Jo, kurrsesi!

…duke u bërë të padrejtë… -

Pra, ju nuk keni asnjë justifikim për këtë padrejtësi tuajën. Ky veprim konsiderohet “padrejtësi”, dhe jo besim. Rastet kur ata kanë shprehur mosbesimin janë të shumta. Ja edhe një shembull tjetër, që tregon i Lartësuari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë