Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة) (Ajet 96)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 96

وَلَتَجِدَنَّهُمْ أَحْرَصَ النَّاسِ عَلَىٰ حَيَاةٍ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا ۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍ وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِ مِنَ الْعَذَابِ أَنْ يُعَمَّرَ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ 96 ٩٦

Dhe padyshim, do t’i gjesh ata (Hebrenjtë) më lakmues për të jetuar se sa njerëzit tjerë, e madje edhe se paganët. Çdonjëri nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit! – Se Zoti i sheh punët e tyre. (96)

Tefsiri

Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. -

Ata janë njerëzit më të dhënë pas kësaj jete. Ata e duan këtë jetë me shumë se çdo njeri tjetër, madje edhe më shumë se idhujtarët, të cilët nuk besojnë asnjë profet dhe asnjë libër qiellor. Aq e madhe është dashuria e tyre për këtë jetë, sa Allahu i Lartësuar e përshkruan në këtë mënyrë:

Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. -

Ky është përshkimi i një dashurie të pamatë për këtë jetë, sepse ata kërkojnë dhe dëshirojnë diçka të pamundur, për të kënaqur dëshirat e tyre kundrejt kësaj jete. Megjithatë, ata nuk arrijnë ta kuptojnë se, edhe sikur të jetonin aq kohë, kjo nuk do t'i shpëtonte ata nga dënimi i pashmangshëm që i pret. Kërcënimi i Allahut do t'i ndjekë gjithmonë nga pas, siç thotë i Madhëruari:

Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata. –

Domethënë, ata kurrë nuk mund t'i ikin këtij kërcënimi të Allahut, që u kujton llogarinë e drejtë të Tij për punët e tyre të shëmtuara.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë