Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 109)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 109

يَوْمَئِذٍ لَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُ قَوْلًا 109 ١٠٩

Atë ditë, nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje Mëshiruesi dhe që është i kënaqur me fjalët e tij. (109)

Tefsiri

Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi

(të ndërmjetësojnë)

dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai. -

Asnjë krijesë nuk mund tëndërmjetësojë tek Allahu, vetëm nëse Ai jep leje për këtë ndërmjetësim. Dhe Allahu u jep lejë të ndërmjetësojnë veçse atyre që pëlqen t’ua dëgjojë lutjen dhe fjalën për ndërmjetësim. Të tillë janë profetët, të dërguarit dhe robërit e Tij adhurues. Madje, edhe këta mund të ndërmjetësojnë vetëm për besimtarët e sinqertë e të pastër. Kështu, atë ditë do të mund të ndërmjetësojnë vetëm të zgjedhurit dhe ndërmjetësimi i tyre do të lejohet e do të ketë dobi veçse për besimtarët. Nëse njëri nga këto dy kushte nuk plotësohet, atëherë nuk ka ndërmjetësim. Askush nuk mund të ndërmjetësojë për asnjë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë