Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 111)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 111

وَعَنَتِ الْوُجُوهُ لِلْحَيِّ الْقَيُّومِ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنْ حَمَلَ ظُلْمًا 111 ١١١

Fytyrat (e njerëzve) do t’i përulen (Perëndisë) të Gjallit, të Amshueshmit (Mbikëqyrësit të Gjithësisë). Do të humbë ai që ka ngarkuar të keqen (që i ka bërë shok Perëndisë), (111)

Tefsiri
Ai i di gjithçka para tyre dhe ato që vijnë pas, por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë. Të gjitha fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit të Gjithfuqishëm. Nuk ka dyshim se ka humbur ai që mbart padrejtësinë

(në shpinë). - Njerëzit do të ndahen atë ditë në dy grupe: grupi i parë janë keqbërësit e të padrejtët të zhytur në kufrin e tyre, të cilët nuk i përfshin mëshira e Zotit. Ata do të jenë të dëshpëruar e të privuar nga të mirat, të zhytur në dënimin e dhembshëm të Xhehenemit, të harruar në zemërimin e Allahut, që është Gjykatësi më i drejtë dhe i Gjithëdituri për veprat e robërve . Grupi i dytë janë ata që kanë besim të drejtë, ashtu siç u urdhëruan nga Zoti, dhe bëjnë vepra të mira, qofshin punë të detyruara apo të pëlqyeshme, për ta Allahu thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë