Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 115)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 115

وَلَقَدْ عَهِدْنَا إِلَىٰ آدَمَ مِنْ قَبْلُ فَنَسِيَ وَلَمْ نَجِدْ لَهُ عَزْمًا 115 ١١٥

Na, madje – edhe Ademit i kemi shpallur më parë (në xhennet), e ai harroi, por nuk kemi gjetur tek ai vendim (për gabim të qëllimuar). (115)

Tefsiri

Na e patëm urdhëruar Ademin

(të mos i afrohej pemës),

por ai harroi. -

Allahu na tregon se Ai e porositi Ademin (a.s) për disa çështje dhe mori premtimin prej tij që do t’i përmbushte ato. Ademi u angazhua që t’i zbatonte porositë e Zotit. Megjithatë, Ademi (a.s.) harroi diçka prej porosive dhe angazhimi i tij u zbeh pak, prandaj i ndodhi ajo që i ndodhi, që edhe pasardhësit e tij të nxirrnin mësime.

Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai. -

Edhe pasardhësit e tij morën natyrën e tij. Harroi Ademi, harrojnë edhe pasardhësit e tij. Gaboi Ademi, gabojnë edhe pasardhësit e tij. Atij iu zbeh pak përkushtimi, dhe po kështu pasardhësit do të sprovohen duke iu zbehur përkushtimi. Ademi gaboi, por nxitoi të pendohej për gabimin e tij. Kështu, çdokush që i ngjet atit të parë dhe pendohet për gjynahet e veta, ka për t’u falur dhe nuk ka për t’iu bërë asnjë padrejtësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë