Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتْكَ آيَاتُنَا فَنَسِيتَهَا ۖ وَكَذَٰلِكَ الْيَوْمَ تُنْسَىٰ
(Perëndia) i tha: “Kështu (ke bërë); të kanë ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato. Kështu edhe ti sot do të jesh i harruar. (126)
do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”. -
Për shkak se kundërshtove shenjat dhe shpalljet e Zotit, sot do të harrohesh në ndëshkim. Kjo është përgjigjja. Sipas llojit të punës, është edhe shpagimi. Ashtu sikurse në dynja u tregove i verbër, sikur nuk i shihje shpalljet dhe shenjat e Zotit, dhe i shpërfille paralajmërimet e Tij, sot në ahiret Allahu ta heq shikimin, për t’u flakur në zjarr i verbër, shurdh dhe memec. Allahu nuk të sheh më dhe do të jesh i harruar në ndëshkimin që e fitove me punën tënde.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë