Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاضْمُمْ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ آيَةً أُخْرَىٰ
Dhe, fut dorën tënde nën sqetullën tënde, ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, dhe ja kjo – është mrekulli tjetër, (22)
Fute dorën nën sqetullën tënde... -
Fute dorën tënde nën sqetull, shtrëngoje me krahun tjetër, dhe pastaj shihe si do të dalë!...dhe ajo do të dalë e bardhë
(dhe e ndritshme)pa asnjë të keqe
(sëmundje)! - Ajo ishte një e bardhë vezulluese, pa asnjë lloj sëmundjeje, si lebra apo sëmundje tjetër.Kjo është një Shenjë tjetër, -
Edhe kjo ishte një shenjë, sikurse thotë Allahu në një ajet tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë