Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي
dhe lehtësoma punën time, (26)
..."lehtësoma këtë punë"... -
Ma lehtëso çdo çështje që nis me emrin Tënd dhe çdo rrugë që marr për kënaqësinë Tënde! M’i lehtëso problemet që do të më dalin përpara! Të t'i lehtësojë veprat Allahu do të thotë që Ai të ta prijë mbarë që t’i hysh çështjeve nga porta e duhur e me mënyrën e duhur, që çdokujt t’i drejtohesh me mënyrën më të përshtatshme, që njerëzit ta pranojnë ftesën tënde dhe ti të gjesh rrugën më të shkurtër për arritjen e qëllimeve të tua.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë