Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَفْقَهُوا قَوْلِي
që të kuptojnë ata fjalën time, (28)
... "Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës
(pengesën që kam kur flas),Që ta kuptojnë fjalën time!" -
Musai kishte njëfarë vështirësie në të folur, aq sa thuajse nuk kuptohej çfarë fliste, shpjegojnë mufesirët. Allahu tregon në një ajet tjetër se vetë Musai tha: “Vëllai im, Haruni, është më orator se unë. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmë, që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë.” Kështu, Musai u lut që Allahu t'ia zgjidhte gjuhën, që njerëzit t’ia kuptonin fjalët dhe misioni i tij të përmbushej me sukses. Misioni i Musait ishte kumtimi i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, si edhe sqarimi i plotë i kuptimeve të këtij mesazhi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë