Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَىٰ
Na ju kemi krijuar juve prej saj (tokës), dhe në të do t’ju kthejmë, dhe nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër. (55)
Prej asaj
(tokës)ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër. -
Allahu i Madhëruar na tregoi më lart për begatinë dhe bujarinë e tokës, e cila, kur bie shi, nxjerr prodhimet e saj, si falënderim dhe mirënjohje për Zotin e saj dhe me lejen dhe urdhrin e Tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se Ai na krijoi nga toka, tek ajo do të na kthejë kur të vdesim dhe të varrosemi, dhe prej saj do të na nxjerrë sërish, kur të vijë Dita e Llogarisë. Ashtu siç na krijoi kur nuk ekzistonim, dhe për këtë jemi të sigurt, do të vijë dita që Ai të na ringjallë pas vdekjes, për të na shpërblyer sipas veprave që kemi bërë në jetën e kësaj bote. Këto janë dy argumente logjike për vërtetësinë e ringjalljes:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë