Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ أَرَيْنَاهُ آيَاتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ
Na, me të vërtetë, ia kemi treguar atij (Faraonit) të gjitha argumentet Tona, e ai i ka konsideruar gënjeshtra dhe ka refuzuar besimin. (56)
Ne ia treguam atij
(Faraonit)të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato. -
Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i mundësoi Faraonit që të shihte të gjitha llojet e shenjave, qoftë në horizont, qoftë në veten e tij, por ai nuk pranoi të nënshtrohej dhe të kthente rrugë. Ai nuk e besoi mesazhin e Zotit dhe nuk u bind të jetonte sipas urdhrave e ligjeve të Zotit. Të vërtetën e quante gënjeshtër dhe kotësi, ndërsa tiraninë e padrejtësitë e tij i quante drejtësi. Faraoni mbronte me fanatizëm të kotën, për të hedhur poshtë të vërtetën. Ai përdori çdo mjet për të devijuar e mposhtur njerëzit e tjerë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë