Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 59

قَالَ مَوْعِدُكُمْ يَوْمُ الزِّينَةِ وَأَنْ يُحْشَرَ النَّاسُ ضُحًى 59 ٥٩

(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia lë të tubohen para mesditës”. (59)

Tefsiri

Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë Dita e Festës, që njerëzit të tubohen paradite.”. –

Ai e la përballjen në një ditë feste, kur njerëzit nuk kishin shumë punë e angazhime, prandaj do të vinin të merrnin pjesë të gjithë. Për më tepër që takimi u la paradite, që pjesëmarrja të ishte sa më e madhe dhe njerëzit ta shihnin me sytë e tyre realitetin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë