Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَلَا تَطْغَوْا فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبِي ۖ وَمَنْ يَحْلِلْ عَلَيْهِ غَضَبِي فَقَدْ هَوَىٰ
Hani nga ushqimet e këndshme, me të cilat u kemi furnizuar ne juve, mos u bëni të azdisur në to, e t’ju arrijë zemrimi (dënimi) Im. Atë që e arrinë zemrimi Im, (ai) është i humbur! (81)
: "Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im!" -
Kënaquni me mirësitë e Allahut dhe jini mirënjohës për to. Por kujdes, “e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” Mos e kaloni masën me këto mirësi që Zoti ju ka dhënë, duke i përdorur ato në poshtërsi e mosbindje. Nëse bëni diçka të tillë, mbi ju do të godasë zemërimi dhe ndëshkimi Im. Dhe dijeni, o të mjerë, se:Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet. -
Ai ka për t’u poshtëruar dhe shkatërruar, ka për tëdështuar dhe humbur gjithçka. Zemërimi është e kundërta e kënaqësisë së Zotit. Kështu përfundon ai të cilin e godet zemërimi i Zotit. Megjithatë, pendimi gjithmonë është i mundshëm, edhe sikur njeriu të ketë bërë shumë poshtërsi, prandaj i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë