Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 90)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 90

وَلَقَدْ قَالَ لَهُمْ هَارُونُ مِنْ قَبْلُ يَا قَوْمِ إِنَّمَا فُتِنْتُمْ بِهِ ۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ الرَّحْمَٰنُ فَاتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوا أَمْرِي 90 ٩٠

E, atyre – Haruni u ka thënë qysh më parë: “O populli im! Ju, me këtë, vetëm jeni sjellë në sprovë, e Zoti juaj është Mëshirues, andaj pasomëni mu dhe dëgjoni urdhërin tim!” (90)

Tefsiri

Haruni u pat thënë më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të

(me viçin e gëdhendur)

. Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”. -

Sigurisht, ata nuk ishin të justifikuar për atë që bënë, sepse Haruni i paralajmëroi për pasojat. Ai ua sqaroi se ajo ishte një sprovë. Gjithashtu, Haruni u kujtoi se Zoti i tyre ishte i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili vijnë të gjitha mirësitë, të dukshmet dhe të padukshmet, Ai që largon të këqijat dhe Ai që i kishte urdhëruar të pasonin Musain dhe Harunin dhe t’i largoheshin adhurimit të viçit. Por ata kundërshtuanme forcë dhe thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë