Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 108)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 108

قُلْ إِنَّمَا يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَهَلْ أَنْتُمْ مُسْلِمُونَ 108 ١٠٨

Thuaj: “Mua më është shpallur vetëm (ajo), që Zoti juaj është vetëm një Zot, pra i jeni të përulur ju kësaj (Shpallje)”. (108)

Tefsiri

Thuaj: “Mua më është shpallur se Zoti i juaj

(që meriton adhurimin)

është Një Zot i Vetëm.” -

Thuaju atyre, o Muhamed: “Mua më shpallet se i vetmi i Adhuruar me meritë është Allahu! Askush përveç Tij nuk i meriton adhurimet.

“Atëherë a nuk po i dorëzoheni?” -

A po nënshtroheni për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm, përmes Shpalljes së Tij? Nëse pranojnë, atëherë le të falënderojnë Zotin e tyre për këtë mirësi, e cila është më e madhe se çdo mirësi tjetër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë