Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَوْ أَرَدْنَا أَنْ نَتَّخِذَ لَهْوًا لَاتَّخَذْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا إِنْ كُنَّا فَاعِلِينَ
Sikur Na, të donim ta merrnim atë për argëtim, Na do ta merrnim atë prej anës Sonë (ashtu si i përket madhërisë Sonë), por, Ne nuk e bëjmë këtë, (17)
Po të kishim dashur argëtim, Ne do ta bënim si i shkon madhështisë Sonë
(pa e ditur ju), por nuk e bëmë diçka të tillë. -
Edhe sikur të supozohej kjo gjë, e cila është e pamundur, Ne do ta bënim diçka të tillë fshehtas në Veten Tonë, pa jua treguar juve, sepse kjo do të ishte një mangësi e kotësi. Ky do të ishte një shembull i keq, që nuk do t’jua shfaqnim juve. Qëllimi i qiejve dhe i tokës, që ju i shihni vazhdimisht, nuk mund të jetë kurrsesi kotësia dhe loja. Kjo është thjesht një ide që vjen nga mendjet e vogla. Allahu u sjell njerëzve çdo lloj argumenti, që t’i bindë ata. Sa i dashur, i butë dhe sa i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar! Sa i urtë është Ai, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë