Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 1

اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُعْرِضُونَ 1 ١

Ju ka afruar njerëzve llogarie e tyre (e veprave të tyre), e ata, janë të pakujdesshëm e janë shmangur. (1)

Tefsiri

Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen. –

Vërtet, me disa njerëz është për t’u habitur. Atyre nuk u bën dobi asnjë lloj paralajmërimi. Ata nuk duan t’ia dinë për asnjë lloj kërcënuesi e paralajmëruesi, ndërkohë që llogaria e tyre po afron. Shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë për veprat e mira ose të këqija që kanë bërë e, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë të painteresuar ndaj qëllimit për hir të të cilit u krijuan. Nuk duan t’ia dinë nga kërcënimet e qortimet, a thua se janë krijuar vetëm për këtë jetë dhe vetëm për dëfrime. Allahu i Madhëruar vazhdimisht i përsërit qortimet dhe paralajmërimet për ta, kurse ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në hutimin dhe dëfrimet e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë