Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 27

لَا يَسْبِقُونَهُ بِالْقَوْلِ وَهُمْ بِأَمْرِهِ يَعْمَلُونَ 27 ٢٧

Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojnë me urdhërin e Tij. (27)

Tefsiri

Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai... –

Melekët nuk thonë asnjë fjalë që ka lidhje me administrimin dhe rregullimin e çështjeve të gjithësisë, derisa të jetë vetë Zoti që të flasë, sepse ata janë në gradën më të lartë të edukatës me Të. E si ta bëjnë këtë, kur ata e dinë mirë se Allahu është Absolut në urtësinë dhe diturinë e Tij.

... dhe veprojnë

(për gjithçka)

veçse me urdhrin e Tij. -

Çfarëdo detyre që Ai u jep, ata i nënshtrohen dhe nuk e bëjnë dysh fjalën e Tij, qoftë edhe një çast sa hap e mbyll sytë. Ata nuk bëjnë punë me mendje apo të shtyrë nga dëshira e tyre, por veçse me urdhër nga Allahu i Madhëruar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë