Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 2

مَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنْ رَبِّهِمْ مُحْدَثٍ إِلَّا اسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ 2 ٢

Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfarë paralajmërimi i ri, e që ata të mos e përgjojnë atë, duke u tallur me të, (2)

Tefsiri

Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë atë si me tallje. -

Përmes shpalljeve e paralajmëruesve, Zoti u kujton dhe u mëson krijesave gjërat që u sjellin dobi, duke i nxitur për t’i kryer ato, me shpërblimet e shumta që u premton. Ai i mëson që të ruhen nga çdo gjë që i dëmton dhe i paralajmëron që të largohen prej tyre. Por ata i dëgjojnë këto mësime dhe më pas i shpërfillin ato. Njerëzit harrojnë se nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin e tyre. Ashtu vazhdojnë të përhumben, duke luajtur e dëfryer me kënaqësitë e kësaj bote:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë