Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلْنَا السَّمَاءَ سَقْفًا مَحْفُوظًا ۖ وَهُمْ عَنْ آيَاتِهَا مُعْرِضُونَ
Dhe, Ne, e kemi bërë qiellin plafon të mbrojtur, e ata megjithatë, shmangen nga mrekullitë që gjenden në të. (32)
Dhe Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt. -
E bëmë si mburojë për tokën, në të cilën ju jetoni. Qielli është i siguruar dhe nuk bie poshtë, siç thotë Zoti: “Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, e nëse bien, s’ka kush veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Dashur dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Por qielli është i ruajtur edhe nga shejtanët, që ata të mos depërtojnë në të, për të dëgjuar lajmet qiellore.Megjithatë, ata u kthejnë shpinën Shenjave që këto objekte tregojnë. –
Ata janë të pavëmendshëm, madje të shkujdesur dhe në gjumë. Ata janë të painteresuar për të gjitha shenjat madhështore të Zotit në qiell.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë