Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا رَآكَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا الَّذِي يَذْكُرُ آلِهَتَكُمْ وَهُمْ بِذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ هُمْ كَافِرُونَ
E, kur mohuesit të marrin ty vetëm si objekt talljeve (dhe thonë): “A ky është ai që po i përmend zotrat tuaj?” E, ata janë mohues në të përmendurit e Mëshiruesit të Gjithmbarshëm. (36)
E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është
(thonë ata)ai që përgojon zotat tuaj?” -
Kjo tregon mohimin e fortë të tyre. Idhujtarët çdo herë që e shihnin Profetin (a.s), talleshin me të dhe thoshin me nënçmim: "Ky është ai që përgojon zotat tuaj?! Ky është ai i shkreti dhe qyqari që tallet me idhujt tuaj?! Mos pyesni fare për të, por përçmojeni!" Mendo për krimin e madh të tyre. Ata talleshin e përçmonin më të mirin e krijesave, në të gjitha aspektet e tij. Një nga vlerat më të larta të tij ishte sinqeriteti në adhurimin që i kushtonte Allahut, duke u larguar nga çdo formë idhujtarie. Ai është njeriu më i nderuar dhe më i respektuar. Ndërsa mohuesit kishin të gjitha të këqijat. Ishin ata që e meritonin talljen dhe nënçmimin. Do të mjaftonte si poshtërim për ta fakti që ata mohonin Zotin dhe refuzonin Profetin dhe Shpalljen që Zoti i dha atij. Kjo i shndërroi ata në krijesat më të poshtra, më të pavlera, më të shëmtuara dhe më të urryera.Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi
(Rrahmani). - Edhe nëse e kujtojnë ndonjëherë Rahmanin, e bëjnë këtë duke e përzier me idhujtari. Atëherë, ç’mund të mendosh për gjendjet e tjera, kur nuk e kujtojnë aspak Allahun?! Mendo pak! Në ajet është përdorur emri “i Gjithëmëshirshmi”, për të theksuar se sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre. Pra, sikur thuhet: Si është e mundur që t’i përgjigjeni me mohim dhe idhujtari të Gjithëmëshirshmit, i cili është dhuruesi i të gjitha mirësive dhe shpëtimtari nga çdo ligësi e fatkeqësi?! Nuk ka asnjë mirësi që të mos e ketë dhuruar Rahmani dhe është po Ai që ruan nga çdo ligësi. Atëherë, si është e mundur që të mohoni dhe të bini në idhujtari?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë