Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 37

خُلِقَ الْإِنْسَانُ مِنْ عَجَلٍ ۚ سَأُرِيكُمْ آيَاتِي فَلَا تَسْتَعْجِلُونِ 37 ٣٧

Njeriu është krijuar me cilësi nxituese (është i ngutshëm). Unë do t’jua tregoj argumentet e Mia, prandaj, mos më nxitoni Mua (në dënime). (37)

Tefsiri

Njeriu është

(krijuar si)

një qenie e ngutshme. -

Njeriu është krijuar i tillë, që veç nxitohet dhe e kërkon me ngut përmbushjen e synimeve të tij. Besimtarët kërkojnë që të godasë sa më shpejt ndëshkimi i Zotit mbi mohuesit dhe ndonjëherë u duket se ai po vonohet. Ndërsa mohuesit i kanë kthyer shpinën dhe i shpërfillin kërcënimet e Zotit, duke treguar kështu se nuk besojnë se ato do të ndodhin. Ata madje thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” [Junus 48]. Por, le ta dinë të mjerët se Allahu i Madhëruar i afatizon, por kurrë nuk harron. Allahu i Madhëruar është i Butë dhe nuk nxitohet që të ndëshkojë, por u jep afat që të pendohen. Ai thotë në një ajet tjetër: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë.” [Junus 49]. Ndërsa këtu thotë:

Unë do t’jua tregoj së shpejti Shenjat e Mia; prandaj ju nuk do të më kërkoni t’u vijë më shpejt

(dënimi). - Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia te ndëshkimi i atyre që më mohuan dhe nuk mu bindën, prandaj mos u ngutni!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë