Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَلْ تَأْتِيهِمْ بَغْتَةً فَتَبْهَتُهُمْ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمْ يُنْظَرُونَ
por, atyre do t’u arrijë Kijameti papritmas, e do t’i trullosë ata dhe nuk do të mund ta kthejnë atë, as nuk do t’u jepet afat atyre! (40)
Po, po. Ai
(Kjameti)do t’u vijë atyre krejt befas dhe do t’i tronditë ata. Asnjë forcë nuk do të kenë ata ta shmangin dhe as nuk do t'u jepet afat. -
Ata do t’i përpijë zjarri në mënyrë të befasishme dhe do t’i mbushë me tmerr të papërshkrueshëm. Nëse do ta dinin se çfarë i pret me siguri, kurrë nuk do ta kërkonin ngutjen e ndëshkimit, por do të tmerroheshin. Duke qenë se i kthejnë shpinën Shpalljes së Zotit, ata thonë atë që thonë. Në ajetet më sipër, Allahu përmend talljen e idhujtarëve me Profetin dhe thotë: “Kur të shohin ty, ata që nuk besojnë fillojnë e tallen: “Ky është ai që përgojon zotat tuaj?!” Ndërsa në këtë ajet, Allahu e ngushëllon Profetin e Tij, duke kujtuar se ky është zakoni i gjithë popujve mohues me profetët e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë