Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 49

الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ وَهُمْ مِنَ السَّاعَةِ مُشْفِقُونَ 49 ٤٩

të cilët i druajnë Zotit të tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen për çastin e Ditës së Kijametit. (49)

Tefsiri

... të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin,... -

Ata i frikësohen Zotit edhe në vetmi, kur nuk shihen nga njerëzit. Sigurisht, edhe në publik janë po ashtu të nënshtruar dhe të bindur ndaj Zotit. Frika e tyre shprehet duke iu larguar çdo gjëje që Zoti e ka ndaluar, me shumë kujdes dhe përkushtim, dhe duke vepruar dhe përkryer çdo gjë për të cilën janë urdhëruar. E si mund të mos veprojnë kështu, kur Zoti thotë se janë:

... dhe që i druhen Orës

(së gjykimit). - Ata i frikësohen qëndrimit para Zotit të tyre, të Cilin e njohin shumë mirë. Ata ia njohin Zotit pushtetin, emrat e atributet e Tij. Ata ia njohin veprat dhe lavdinë e Tij. Kështu, këta fatbardhë kanë dy cilësi:

1 ihsan-in, që është grada më e lartë e besimit, pra, ajo që të bën ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi;

2 frikën nga qëndrimi para Zotit, për të dhënë llogari para Tij.Më pas, i Madhëruari përshkruan Kur'anin madhështor dhe thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë