Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنَجَّيْنَاهُ وَلُوطًا إِلَى الْأَرْضِ الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا لِلْعَالَمِينَ
Dhe, e shpëtuam atë dhe Lutin në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit. (71)
Ne e shpëtuam atë së bashku me Lutin, për t’i vënë në atë tokë, që e kemi bekuar për njerëzit. -
Askush nuk e besoi Ibrahimin, përveç Lutit, i cili thuhet se ishte djali i të vëllait të Ibrahimit. Allahu i Madhëruar e shpëtoi dhe e bëri të emigronte në një vend, që Zoti thotë: “e kemi bekuar për njerëzit”, pra, në Sham. Luti u largua nga populli i tij, që ishte në Babiloni, për të shkuar në Sham. Prej bekimit dhe mirësisë së Shamit është fakti që shumë profetë kanë dalë në atë vend. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Shamin si vendin e pëlqyer për të bërë hixhret i dashuri i Tij, Ibrahimi (a.s). Në Sham ndodhet edhe njëra nga tre xhamitë e shenjta, xhamia Bejtul Mukaddes.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë