Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 78

وَدَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ إِذْ يَحْكُمَانِ فِي الْحَرْثِ إِذْ نَفَشَتْ فِيهِ غَنَمُ الْقَوْمِ وَكُنَّا لِحُكْمِهِمْ شَاهِدِينَ 78 ٧٨

(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre. (78)

Tefsiri
Kujtoju njerëzve edhe këta dy profetë të nderuar, Daudin dhe Sulejmanin, duke i lavdëruar dhe duke treguar gradën e tyre të lartë. Allahu i Madhëruar u dhuroi atyre dituri të gjerë dhe i bëri udhëheqës të mëdhenj e gjykatës të drejtë mes njerëzve:(Kujto) Daudin e Sulejmanin, kur gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. –

Historia thotë se pronari i një are u ankua tek Daudi se disa njerëz kishin kullotur bagëtitë në arën e tij, duke ia shkatërruar të mbjellat. Daudi (a.s) gjykoi që bagëtitë që kishin shkatërruar të mbjellat duhej t’i jepeshin të zotit të tokës, duke u nisur nga fakti se pronarët e bagëtive ishin treguar të pakujdesshëm. Kështu, ky vendim do të ishte një masë ndëshkimore për ta. Ndërsa Sulejmani gjykoi ndryshe. Ai sugjeroi që të zotët e bagëtive t’ia linin bagëtitë pronarit të tokës, që ai të përfitonte nga qumështi e leshi i tyre, ndërsa ata të punonin në arën e tij, derisa ta kthenin në gjendjen që ishte. Në fund, secili do të merrte pasurinë që kishte patur gjithmonë: ata do të merrnin bagëtitë mbrapsht dhe ai do të merrte arën në gjendjen që e kishte. Sigurisht që ky ishte një gjykim shumë i drejtë dhe i urtë, që dëshmonte për zgjuarsinë dhe mprehtësinë e Sulejmanit, siç thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë