Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 81

وَلِسُلَيْمَانَ الرِّيحَ عَاصِفَةً تَجْرِي بِأَمْرِهِ إِلَى الْأَرْضِ الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا ۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيْءٍ عَالِمِينَ 81 ٨١

Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat; (81)

Tefsiri

Për Sulejmanin bëmë që era e furishme të frynte sipas dëshirës së tij duke e shoqëruar atë, drejt tokës që Ne e kemi bekuar. -

Allahu e vuri erën nën komandën e Sulejmanit. Ai udhëtonte nga lindja në perëndim, duke filluar nga Shami, që ishte atdheu i tij. Ai shkonte ku shkonte e kthehej përsëri në Shamin e bekuar.

Ne Dimë gjithçka. -

Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka. Allahu di për Daudin dhe Sulejmanin dhe për përkushtimin e tyre, prandaj i ngriti në grada të larta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë