Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَوْ كَانَ هَٰؤُلَاءِ آلِهَةً مَا وَرَدُوهَا ۖ وَكُلٌّ فِيهَا خَالِدُونَ
Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të. (99)
Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të
(në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. -
Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë