Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالصَّابِئِينَ وَالنَّصَارَىٰ وَالْمَجُوسَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا إِنَّ اللَّهَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
Me të vërtetë, ata që kanë besuar, dhe Hebrënjtë, Sabi’inët, të krishterët, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata që i bëjnë shok Atij, do t’i gjykojë drejtë Perëndia – në mes tyre, në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë. (17)
Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan
(në Kur'an)dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. -
Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë