Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 28

لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ ۖ فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ 28 ٢٨

që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Perëndisë në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! (28)

Tefsiri

... për të parë të mirat që u janë falur atyre... -

Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe të mira të kësaj bote, përmes tregtisë e mundësive që ofron udhëtimi e njohja me njerëz nga e gjithë bota. Ky është një realitet që të gjithë e shohin.

... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë

(për kurban). - Kjo është mirësi edhe fetare, edhe jofetare. Njerëzit duhet të përmendin emrin e Allahut gjatë therjes së kurbaneve, në shenjë mirënjohjeje për Allahun, që ua ka dhuruar ato begati dhe i ka lehtësuar për ta. Pasi t’i therin me emrin e Allahut, atëherë të ushqehen vetë me to dhe le të ushqejnë gjithashtu të varfërit:

Hani pra prej tyre

(kurbaneve)

dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin. -

Kujdesuni dhe ndihmoni kategoritë në nevojë. Jini bamirës ndaj tyre, ashtu siç ka qenë Zoti me ju.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë