Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ
Pastaj, le të heqin ndotësirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le të vizitojnë (le të sillen rreth e rrotull) Faltorës së lashtë (të nderuar). (29)
Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre,... -
Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit.... le t’i përmbushin premtimet e veta
(ndaj Zotit)... - Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve.... dhe le të sillen
(bëjnë tauaf)rreth Shtëpisë së Lashtë. -
Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime. Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë