Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 31

حُنَفَاءَ لِلَّهِ غَيْرَ مُشْرِكِينَ بِهِ ۚ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ 31 ٣١

duke iu përulur Perëndisë, e duke mos i bërë (asgjë) shok Atij. Kush i bën shok Perëndisë, ai i ngjanë atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose që stuhia e erës e ka hedhur në vende të largëta. (31)

Tefsiri

Jini të sinqertë në besimin tek Allahu,... -

Hunefâe lil-lâhidomethënë: të sinqertë e të përkushtuar në besimin dhe adhurimin e Allahut si Një i Vetëm, duke u larguar nga adhurimi i gjithçkaje tjetër.

... dhe mos i bëni Atij shok! -

Urdhërohet për përkushtim në adhurimin e një Zoti të vetëm me sinqeritet, duke u larguar nga shirku.

Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët

(grabitqarë)

, ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur. -

Kush i bën shok Zotit i ngjan atij që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë zogjtë menjëherë, ose e hedh furtuna shumë larg. I tillë është idhujtari. Imani është si qielli i lartë dhe i ruajtur. Kush e braktis ose e refuzon imanin është si ai që bie nga ky qiell poshtë dhe iu dorëzohet dënimeve. Atë do ta rrëmbejnë zogjtë e ta bëjnë copa copa. Ky është mohuesi dhe idhujtari, i cili e braktis dhe e refuzon imanin e pastër. Atë e rrëmbejnë shejtanët nga çdo anë dhe e copëtojnë, duke ia shkatërruar fenë dhe jetën e tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë