Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ
Ju keni nga ato (kafshët) dobi deri në kohë të caktuar; pastaj, vendi i tyre (i therrjes) është te Faltorja e lashtë. (33)
Ju përfitoni nga ato
(kafshët e shenjuara për kurban)për një kohë të caktuar, e vendi i i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë. -
Nga kafshët që keni zgjedhur për kurban, qofshin ato deve apo dele, ju keni shumë dobi, sepse i shfrytëzoni e përfitoni prej tyre deri në kohën kur i bëni kurban. Ju mund t’i përdorni ato si kafshë shpine dhe për qumësht, pa i dëmtuar si kafshë kurbani. Kur shkojnë në vendin e caktuar për kurban, ato theren. Vendi ku bëhet kurbani është një vend i shenjtë, si Minaja etj. Pasi bëhen kurbanet, besimtarët hanë vetë prej mishit të tyre dhe dhurojnë ose ushqejnë me të nevojtarët dhe të varfërit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë