Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 46

أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَتَكُونَ لَهُمْ قُلُوبٌ يَعْقِلُونَ بِهَا أَوْ آذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا ۖ فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَٰكِنْ تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ 46 ٤٦

Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të kenë zemra me të cilat të kuptojnë dhe vesh që të dëgjojnë? Me të vërtetë, nuk i kanë sytë e verbër (në këto gjëra), por u janë të verbëra zemrat e tyre, që i kanë në krahëror. (46)

Tefsiri

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë

(të mirën)?! - Pse nuk udhëtojnë ata me zemrat dhe trupin e tyre? Allahu i nxit të udhëtojnë me zemrat e tyre, që të kuptojnë shenjat e Tij dhe të meditojnë, për të nxjerrë mësimet që do Ai. Le të dëgjojnë edhe historitë e popujve të shkuar të ndëshkuar nga Zoti. Udhëtimi vetëm me qëllimin për të parë me sy e dëgjuar me veshë dhe lodhja trupore pa vënë në përdorim meditimin dhe pa përfituar mësime, është diçka e padobishme, që nuk sjell mirësitë e synuara.

Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor. -

Verbëria që dëmton e njeriun tek feja është verbëria e zemrës, që e pengon atë të shohë të vërtetën, ashtu si verbëria e syve nuk e lë njeriun që të shohë botën, por verbëria e syve është thjesht një sprovë e kësaj jete.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë