Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كُتِبَ عَلَيْهِ أَنَّهُ مَنْ تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُ يُضِلُّهُ وَيَهْدِيهِ إِلَىٰ عَذَابِ السَّعِيرِ
e është caktuar për të (djallin), se ai që e bën mik atë (djallin), e shmangë (nga rruga e drejtë) atë, e sjell atë në ënimin e zjarrit. (4)
Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij
(shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit
(të ndezur fort). - Allahu i Madhëruar e ka përcaktuar që ky shejtan i rebeluar të ketë mundësi të devijojë këdo që e dëgjon dhe ndjek hapat e tij. Ai ka mundësi që t’i largojë nga rruga e drejtë ata që i binden, ata që e bëjnë mik dhe që ia besojnë atij punët e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “...ai ka për ta çuar në humbje dhe në vuajtjen e zjarrit të madh.” Sepse ai është mbështetësi dhe partneri i bindur i Iblisit të mallkuar. Allahu i Madhëruar ka thënë për Iblisin: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret pasuesit e vet, për t’i bërë banorë të Xhehenemit.” [Fatir 6]. Ata që polemizojnë kundër të vërtetës nëpërmjet kotësive bëjnë njëherazi dy të liga. Ata humbin veten e tyre dhe kanë marrë përsipër të humbin edhe njerëzit e tjerë. Ata janë ndjekësit besnikë të shejtanit rebel. Këta të mjerë janë zhytur në errësira të thella e të shumta njëra mbi tjetrën. Kështu janë të gjitha grupacionet e kufrit dhe të bidateve. Ata janë pasues të verbër të të parëve të tyre dhe polemizojnë kundër të vërtetës me kotësi dhe me mashtrime.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë