Sureja El-Mumtehine (E Sprovuar — الممتحنة) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




60 El-Mumtehine(الممتحنة), Ajet 8

لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ 8 ٨

Perëndia nuk ju ndalon të shprehni mirësinë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre, të cilët nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë (suaj) dhe që nuk ju dëbojnë juve prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Perëndia i don të drejtit. (8)

Tefsiri

Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. -

Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe mirësjellja ndaj farefisit. Ai nuk ju ndalon nga mbajtja e drejtësisë dhe barazisë me idhujtarët, qofshin ata farefisi juaj apo jo, nëse ata nuk luftojnë kundër jush dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Ruajtja e marrëdhënieve me ta në të tilla kushte nuk është e ndaluar dhe as e dëmshme. Në lidhje me marrëdhëniet që duhet të ketë muslimani me prindërit idhujtarë, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për Mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë