Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّا إِذَا تَمَنَّىٰ أَلْقَى الشَّيْطَانُ فِي أُمْنِيَّتِهِ فَيَنْسَخُ اللَّهُ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ ثُمَّ يُحْكِمُ اللَّهُ آيَاتِهِ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Dhe, Ne, nuk kemi dërguar para teje, asnjë të dërguar, e asnjë pejgamberë – që kur dëshironte ai (i dërguari), djalli të mos hedhte ndonjë (parashikim) në dëshirën e tij; e Perëndia largonte atë që e hedhte djalli, e pastaj i forconte argumentet e Veta. Perëndia është i Plotëdijëshëm dhe i Gjithëdijshëm. (52)
Kurrë nuk dërguam Ne para teje asnjë të dërguar
(resul)dhe asnjë lajmëtar
(nebij)që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. -
I mallkuari përpiqet që, nëpërmjet kurtheve e ngatërresave të tij, të devijojë njerëzit, por Allahu i Madhëruar i ka ruajtur profetët e Tij, prandaj ata janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve. Allahu e ruan shpalljen e Vet nga ngatërresat e shejtanit të mallkuar. Këto ngatërresa të shejtanit nuk janë të qëndrueshme dhe as të vazhdueshme. Ato thjesht hidhen nga shejtani në fillim, dhe pastaj largohen e zhduken. Allahu i Madhëruar thotë:Por, Allahu e zhduk atë që hedh shejtani... -
Ai i largon dhe i shkatërron ngatërresat e shejtanit dhe ua qartëson njerëzve se këto ngatërresa nuk janë prej Shpalljes hyjnore.... dhe i forcon argumentet e Veta. -
Ai i përkryen ajetet e Tij, i shtjellon, i qartëson dhe i ruan të paprekshme nga ato që mundohet të hedhë shejtani i mallkuar.Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -
Allahu është i Plotë në forcën dhe pushtetin e Tij. Me forcën dhe pushtetin e Tij të plotë, i Lartësuari e ruan Shpalljen dhe e largon atë që hedh shejtani. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe, sigurisht që me urtësinë e Tij, i lejon shejtanët që të hedhin ngatërresat e tyre, për një qëllim të caktuar. Ai dëshiron që të ndodhë kjo gjë, me qëllimin që e shpjegon më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë