Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 59

لَيُدْخِلَنَّهُمْ مُدْخَلًا يَرْضَوْنَهُ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٌ 59 ٥٩

Ai do t’i shpie ata, në vendin ku, me të vërtetë, do të jenë të kënaqur! Perëndia me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i butë. (59)

Tefsiri
Ai (Allahu)

do t’i fusë në një vend

(në xhenet)

ku do të jenë të kënaqur. -

Allahu i Madhëruar do t’u japë një vend të mirë, duke ua çliruar tokat dhe vendet në këtë botë, e për më tepër çlirimin e Mekës, në të cilën ata do të hyjnë plot gëzim e kënaqësi, si triumfatorë. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për mirësinë në ahiret, duke i futur në Xhenet. Në këtë mënyrë, ajeti përfshin të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Ajeti i përfshin të dyja kuptimet dhe që të dyja janë të sakta, pasi nuk ka ndonjë pengesë për t’i pranuar të dyja.

Allahu është i Gjithëditur dhe shumë i Mëshirshëm. -

Allahu është i Gjithëditur, pasi di për të gjitha veprat, të dukshmet dhe të padukshmet, të shkuarat dhe të ardhshmet. Ai është Halim, - i Butë e Mëshirshëm. Krijesat nuk i binden dhe marrin guximin të shkelin kufijtë e tyre me krime të mëdha, ndërsa Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm. Madje, përkundrazi, vazhdon t’i furnizojë e përkujdeset për ta, duke u dhënë nga mirësitë e bujaria e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë