Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 60

ذَٰلِكَ وَمَنْ عَاقَبَ بِمِثْلِ مَا عُوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيْهِ لَيَنْصُرَنَّهُ اللَّهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ 60 ٦٠

Po, kështu është kjo! Kush dënon aq sa është dëmtuar ai me të, e pastaj përsëri i bëhet zullum atij, Perëndia, me siguri, do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Perëndia është shlyes i mëkateve dhe falës. (60)

Tefsiri

Ja, kështu

(do të jetë). Dhe kush e kërkon shpagimin me të njëjtën masë, me të cilën është dëmtuar dhe pastaj përsëri i bëhet padrejtësi, Allahu patjetër do ta ndihmojë atë. -

Kështu është ligji i drejtë. Çdokush të cilit i është bërë padrejtësi dhe krim, ka të drejtën të kërkojë dënimin e agresorit me të njëjtën mënyrë dhe masë që e ka dëmtuar. Nëse do të drejtën, nuk i kërkohet llogari. Nëse i bëhet sërish padrejtësi, Allahu ka për ta ndihmuar, sepse atij i është bërë e padrejtë. Gjithashtu, është e palejueshme që të merret në përgjegjësi për shkak se e kërkon hakun e vet. Mendohu pak! Allahu i Madhëruar premton se do ta ndihmojë atë njeri që i bëhet padrejtësi pasi ka vënë në vend drejtësinë duke marrë hakun e vet. Kjo tregon se, nëse dikujt i është bërë padrejtësi dhe ai nuk e ka marrë hakun, Allahu ka për ta ndihmuar edhe më shumë se rasti i parë.

Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh. -

Allahu është Falës i madh ndaj atyre që janë gabimtarë dhe nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre. Nëse shprehin pendimin e sinqertë e rregullohen, Ai ua fal dhe i mbulon gabimet e tyre, madje i fshin fare edhe gjurmët e ndikimin e tyre të keq tek njeriu. Ky është një atribut i përhershëm i Allahut. Mbi këtë falje janë ndërtuar edhe marrëdhëniet e Tij me njerëzit, në të gjitha kohët dhe gjendjet e tyre. Falja dhe mbulimi i gjynaheve është një portë e hapur për këdo që pendohet e do që të kthehet tek Zoti i tij i nënshtruar. Atëherë, edhe ju o njerëz që ju është bërë padrejtësi, duhet të shkoni drejt faljes e tolerancës, që Allahu t'ju falë e mëshirojë. Tregohuni falës ndaj njerëzve, ashtu siç dëshironi që Allahu t’ju falë ju!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë