Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهُوَ الَّذِي أَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ۗ إِنَّ الْإِنْسَانَ لَكَفُورٌ
Ai, ju jep jetë, dh pastaj do t’ju bëjë të vdekur, e pastaj do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu (mohues) është jomirënjohës. (66)
Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë
(do t'ju ringjallë). - Allahu ju solli në ekzistencë nga hiçi. Pastaj, pasi të jetoni kohën e përcaktuar për ju, do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai ka për t’ju ringjallur nga vdekja, që të shpërblejë me bujarinë e Tij çdo punëmirë dhe të dënojë me drejtësinë e Tij çdo keqbërës.Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. -
Njeriu është mosmirënjohës i madh dhe mohues i hapur, përveç atyre që Zoti i ruan dhe i shpëton. Njeriu nuk beson në Zotin dhe nuk tregon mirënjohje për mirësitë e Tij, por mohon edhe Ditën e Gjykimit, edhe fuqinë e Zotit për të ringjallur krijesat.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë