Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 105)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 105

أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنْتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ 105 ١٠٥

(Ju thuhet atyre): “Vallë, a nuk u janë lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni përgënjeshtruar”. (105)

Tefsiri
(atyre do t'u thuhet)

: A nuk u janë lexuar juve Ajetet e Mia; ... -

A nuk ju erdhën ajetet e Mia, që të merrnit mësim dhe të besonit Zotin dhe Shpalljen e tij?

... e ju veçse i përgënjeshtruat? -

Ju i mohuat ato padrejtësisht, me inat e arrogancë. Në fakt, nuk kishit asnjë të drejtë t’i mohonit, sepse ato ishin ajete të qarta dhe shumë mirë të shtjelluara. Ato jua bënin shumë të qartë të vërtetën nga e kota, të sinqertët nga gënjeshtarët. Atë ditë, ata do të pranojnë se ishin të padrejtë dhe keqbërës, por ky pendim e keqardhje tashmë nuk u vlen:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë