Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 110)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 110

فَاتَّخَذْتُمُوهُمْ سِخْرِيًّا حَتَّىٰ أَنْسَوْكُمْ ذِكْرِي وَكُنْتُمْ مِنْهُمْ تَضْحَكُونَ 110 ١١٠

e ju i keni marrë ata për (objekt) talljeje, andaj, për këtë shkak, Mua, më harruat së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata. (110)

Tefsiri

Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. -

Në fakt, ata ishin zotërinjtë e vërtetë dhe më të zgjedhurit e njerëzve, po ju: "...i tallët ata." Ju, mohues të besimit, keqbërës, mendjelehtë e faqezinj, guxuat që të talleshit me njerëzit më të zgjedhur e më të lartë. Ju i përçmuat dhe u tallët me ta. Kjo vepër e ulët ju angazhoi aq shumë, saqë: "... ju bëri të harronit Mesazhin Tim." Kjo vepër e keqe u bë shkak që ata të harronin të përmendnin Zotin. Mospërmendja e Zotit i nxiste dhe ua bënte të thjeshtë talljen me besimtarët, vepër e cila i bëri të meritonin që zemrat e tyre çdo ditë e më shumë të largoheshin nga përmendja e Zotit. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është humbja e sigurt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë