Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 116)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 116

فَتَعَالَى اللَّهُ الْمَلِكُ الْحَقُّ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ 116 ١١٦

I lartësuar është Perëndia, sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor! (116)

Tefsiri

I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër

(të denjë për adhurim)

përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar. -

U madhëroftë e u lartësoftë Zoti mbi të gjitha ato shpifje që cenojnë dhe hedhin dyshim mbi urtësinë e Tij. Ai është Sunduesi i vërtetë dhe, si i tillë, Ai është i vërteti në premtimet dhe kërcënimet e Tij. Allahu është i vetmi i Adhuruar, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut. Ai është gjithashtu: Zot i Fronit madhështor dhe Zoti i gjithçkaje poshtë Fronit. Atëherë, është e pamundur që Ai t’i krijonte këto krijesa madhështore pa ndonjë qëllim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë